jo - Wiktionary Jump to content

jo

Nga Wiktionary

JO pj.

  • 1. Përdoret si përgjigje edhe me vlerën e një fjalie kur mohojmë, kundërshtojmë, nuk pranojmë a nuk miratojmë atë që është thënë më parë ose që na kërkohet; kund. po. Jo, aspak. Jo, asgjë. Jo që jo (jo se jo) në asnjë mënyrë. Në asnjë mënyrë jo. Do të vish? - Jo. Jo, jo mos e bëj! Jo, mos fol! Një herë po, një herë jo. Disa punojnë, disa jo. Jo, rri këtu! Thotë jo nuk pranon, kundërshton. U përgjigj jo. S'thotë as po as jo nuk vendos.
  • 2. Përdoret në fund të një fjalie pyetëse, me vlerën e një fjalie mohuese, për të shprehur pasiguri a dyshim ose për të detyruar dëgjuesin të përgjigjet. E patë apo jo? Kështu është apo jo? Të thashë apo jo?
  • 3. Përdoret për të mohuar plotësisht ose pjesërisht kuptimin e fjalës a të togfjalëshit që vjen pas. Jo i mirë. Jo i keq. Jo i vëmendshëm. Jo i banuar. Jo i pasur. Jo shumë. Jo gjithnjë. Jo këtu. Jo mua. Jo ai. Jo mish dashi, po mish viçi.
  • 4. Përdoret para emrave dhe shprehjeve me parafjalën pa, për të dhënë një pohim të zbutur ose një shkallë të ulët të gjendjes, të cilësisë etj. Jo pa qëllim. Jo në rregull. Jo pa interes. Jo më kot.
  • 5. Përdoret zakonisht në krye të fjalisë për t'i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit që ai të ndalet e të mendojë më mirë për atë që thuhet. Jo, ti shikoje dhe një herë këtë çështje. Jo, ta thashë që ta kesh parasysh. Jo ti mos ma merr për të keq. Jo, po për të mirën tënde e kam. Jo, po sikur s'deshe. (edhe iron.)
  • 6. Përdoret, zakonisht e shoqëruar me pasthirrma, kur folësi shpreh habi, mosbesim, mospërfillje, qesëndi, përçmim, pakënaqësi etj. Jo more, vërtet?! Jo moj, ç'na thënke! Po si jo! iron.
  • 7. Përdoret si lidhëz bashkërenditëse me nuanca kuptimore të veçimit, të kundërvënies, të bashkimit etj. Jo e bëj, jo s'e bëj! Jo dua, jo s'dua! Jo erdhi, jo s'erdhi! Jo më pëlqen, jo s' më pëlqen.
  • 8. Së bashku me lidhëzën por (po) dhe me fjalë e me lidhëza të tjera formon shprehje lidhëzore bashkërenditëse të shkallëzimit: jo që. . , por (po) ...; jo vetëm (që)..., por (po) edhe.. . ; jo vetëm që.. . , por (po) as (që),..; jo vetëm..., por (po) edhe... T'u japim nxënësve jo vetëm njohuri teorike, por edhe njohuri praktike. Jo vetëm që rrinte, por as që pyeste për punën.
  • Si jo më mirë shumë mirë.

JO- fjalëlorm.

  • Parashtesë që përdoret për të formuar kryesisht mbiemra e më rrallë emra, të cilët shprehin të kundërtën ose mungesën e asaj që shënojnë mbiemrat përgjegjës pa këtë parashtesë; p.sh. jokohor, jopërparimtar, joproletar, jovëllazëror etj.; jofrymorët, jokërbishtorët etj.