Wikipedia:Çfarë Wikipedia nuk është - Wikipedia Jump to content

Wikipedia:Çfarë Wikipedia nuk është

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Wikipedia është një enciklopedi online dhe, si një mjet për këtë qëllim, një komunitet online individësh të interesuar në ndërtimin dhe përdorimin e një enciklopedie me cilësi të lartë në frymën e respektit reciprok. Prandaj, ka disa gjëra që Wikipedia nuk është.

Stili dhe formati

Wikipedia nuk është enciklopedi në letër

Wikipedia nuk është një enciklopedi në letër, por një projekt digjital enciklopedik. Përveç vërtetueshmërisë dhe pika të tjera të paraqitura në këtë faqe, nuk ka asnjë kufizim praktik për numrin e temave që Wikipedia mund të mbulojë dhe as një sasi të përgjithshme të përmbajtjes. Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm midis çfarë "mund" të bëhet, dhe çfarë "duhet" të bëhet, e cila është e mbuluar në pjesën Përmbajtja enciklopedike më poshtë. Por kjo politikë nuk do të thotë që artikujt mund të përfshijnë gjithçka; artikujt duhet ti përmbahen politikave të përmbajtjeve të përshtatshme, veçanërisht ato të mbuluara në Pesë shtyllat.

Mbajtja e artikujve në një madhësi të arsyeshme është e rëndësishme për të disponuar Wikipedian, sidomos për lexuesit që përdorin telefonët celularë, pasi ajo ndikon direkt në kohën e shkarkimit të faqes (shiko Madhësia e artikullit). Ndarja e artikujve të gjate në pjesë duke lënë një përmbledhje të përshtatshme është një pjesë e natyrshme e rritjes për një temë (shiko Stili përmbledhës). Librat e Enciklopedive i mbulojnë disa tema me artikujs të shkurtër, të pandryshueshëm, ndërsa ne mund të përfshijmë më shumë informacion, duke siguruar hallka të jashtme, dhe përditësuar më shpejt. Për disa nga mënyrat e tjera në të cilat Wikipedia ndryshon nga një botim i shtzpur në letër, shiko Udhëzuesi i Stilit.

Përmbajtja enciklopedike

Në çdo enciklopedi, informacioni nuk mund të përfshihet vetëm pse është i vërtetë apo i dobishëm. Një artikull enciklopedik nuk duhet të jetë një paraqitje e plotë të gjitha detajeve të mundshme. Përkundrazi, një artikull është një përmbledhje e njohurive të pranueshme që lidhen me subjektin e tij. Pohimet e verifikueshme dhe me burime informacioni duhet të trajtohen me peshën e duhur. Edhe pse ka debate rreth meritave enciklopedike të disa klasave të tematikave, konsensusi është që këto më poshtë janë shembuj të mirë të asaj çfarë Uikipedia nuk është. Shembujt nën secilin seksion nuk kanë qëllimin të trajtojnë gjithçka.

Wikipedia nuk është fjalor

Wikipedia nuk është një fjalor, ose një udhëzues përdorimi ose zhargonesh. Artikujt e Wikipedisë nuk janë:

  1. Përkufizime. Artikujt duhet të fillojnë me një përshkrim ose përkufizim të mirë, por artikujt që përmbajnë asgjë më shumë se një përkufizim duhet të zgjerohen me përmbajtje shtesë enciklopedike. Nëse ata nuk mund të zgjerohen, Wikipedia nuk është vendi për ta. Do të ishte mirë që ata të vendosen tek "Wiktionary".
  1. Fjalor tematikash. Artikujt encyclopedikë janë rreth një personi ose një grupi, një koncepti, një vendi, një gjëje, një ngjarjeje, etj. Në disa raste, një fjalë ose frazë e vetme mund të jetë një subjekt enciklopedik, të tilla si "Maqedoni (terminologji) apo e vërtetë". Megjithatë, artikujt rrallë, nëse ndonjëherë, përmbajnë më shumë se një përkufizim të veçantë ose përdorimin e titullit të artikullit. Artikuj rreth rëndësisë kulturore ose matematike të numrave individualë janë gjithashtu të pranueshëm.
    Për një uiki që është fjalor, vizitoni projektin Wiktionary. Përkufizimet fjalor duhet të transferohen atje.
  1. Udhëzime të përdorimve, zhargoneve, apo shprehjeve idiomatike. Artikuj përshkrues për gjuhët, dialektet, apo llojet e zhargoneve janë të dëshirueshme, por jo udhëzime për përdorimin e tyre.

Wikipedia nuk është botues i mendimeve origjinale

Wikipedia nuk është një vend për të publikuar mendimet dhe analizat tuaja ose të publikojë informacion të ri. Për politikën tonë të hulumtimeve origjinale, ju lutemi mos e përdorni Wikipedian për çfarë përcaktohet më poshtë:

  1. Kërkime shkencore (origjinale) fillestare, të tilla si propozime teorish dhe zgjidhjesh, ide origjinale, përcaktim termash, krijim fjalësh të reja, etj. Nëse ju keni përfunduar hulumtime fillestare në një temë, rezultatet tuaja duhet të publikohen në vende të tjera, si revista shkencore, forma të tjera të shtypit, hulumtimet e hapura, apo botime të respektuara në internet. Wikipedia mund të raportojë në lidhje me punën tuaj, pasi ajo është botuar dhe bëhet pjesë e njohurive pranuara, megjithatë, citimet e burimeve të besueshme të tilla janë të nevojshme për të treguar se materiali është i verifikueshëm, dhe jo thjesht mendimi i redaktorit.
  2. Shpikje personale. Nëse ju ose një mik shpik një fjalë, një lojë të pijesh, ose një lloj të ri lëvizjeje vallzimi, kjo nuk është e mjaftueshme të jetë një artikull deri sa burime tjera të shumta, të pavarura, të besueshme të raportojnë mbi të.
  3. Ese personale që shprehin ndjenjat tuaja të veçanta në lidhje me një temë (dhe jo mendimin e ekspertëve). Edhe pse Wikipedia është krijuar të paraqesë njohuritë njerëzore, ajo nuk është një mjet që mendimet personale ti bëjë pjesë të njohurive të tilla. Në situatën e pazakontë, ku mendimet e një individi janë të mjaft të rëndësishme për tu diskutuar, është e preferueshme për të lënë njerëzit e tjerë të shkruajnë rreth tyre. Ese personale mbi tema në lidhje me Wikipedian janë të mirëpritura në faqen tuaj të përdoruesit ose në wiki-Meta. Ka një degëzim të Wikipedias në Wikinfo që nxit mendime personale në artikuj.
  4. Forum diskutimesh. Ju lutemi të përpiqeni të qëndroni në detyrën e krijimit të një enciklopedie. Ju mund të bisedoni me përdorues të tjerë rreth tematikave të lidhura me Wikipedian në faqet e tyre personale, dhe duhet ti zgjidhni problemet me artikujt në faqet e diskutimit të artikullit, por ju lutem i bëni diskutimet në artikull. Përveç kësaj, duhet të keni parasysh se faqet e diskutimit të artikullit ekzistojnë që të diskutohet se si të përmirësohet artikulli. Faqet e diskutimit të artikullit nuk janë thjesht faqe diskutimesh të përgjithshme rreth temës së artikullit, as nuk janë faqe udhëzuese për instruksione ose ndihmë teknike. Në qoftë se ju dëshironi të kërkoni udhëzime ose ndihmë teknike rreth funksionimit të Wikipedias drejtojuni artikujve të ndryshëm me udhëzime dhe rregulla të Wikipedias ose përdoruesve të tjerë me eksperiencë.

Wikipedia nuk është një podium propagande apo mjet promovimi

Wikipedia nuk është një podium, fushëbetejë, ose makinë për propagandë dhe reklamë. Kjo vlen për artikujt, kategoritë, stampat, diskutimet në faqen diskutuese dhe faqet e përdoruesit. Prandaj, përmbajtjet në Wikipedia nuk janë për:

  1. Avokatim, propagandë ose rekrutim të çdo lloji: tregëtare, politike, fetare, kombëtare, sportive, etj. Një artikull mund të raportojë objektivisht për gjëra të tilla, për aq kohë sa një përpjekje e tillë bëhet për të përshkruar këtë temë nga një pikëpamje asnjanëse.
  2. Pjesë opinionesh. Edhe pse disa tema, veçanërisht ato në lidhje me çështjet aktuale dhe politike, mund të ndezin pasionet dhe mund të provokojnë njerëzit që të "hipin në podium", Wikipedia nuk është vendi për këtë. Artikujt duhet të jenë të balancuar për ti vënë tematikat, veçanërisht ato për ngjarjet aktuale, në një perspektivë të arsyeshme, dhe që të përfaqësojnë pikëpamje asnjanëse. Për më tepër, autorët e Wikipedias duhet të përpiqen për të shkruar artikuj që nuk e humbin aktualitetin shpejt.
  3. Përhapje skandalesh, ose përhapje thashethemesh. Artikujt rreth njerëzve që jetojnë kërkohet që të përmbushin një standard të lartë në veçanti, pasi ato mund të jenë jo të vërteta dhe dëmtojnë reputacionin e personit ose cënojnë intimitetin e tij. Artikuj nuk duhet të shkruhen qëllimisht për të sulmuar reputacionin e një personi tjetër.
  4. Vetë-promovim. Mund të jetë joshëse të shkruash në lidhje me veten apo projekte në të cilat ju keni një përfshirje të fortë personale. Por kur shkruani për vehten nuk do të jeni neutralë, sepse do të paraqisni vetëm anët pozitive.
  5. Reklama. Të gjitha informatat në lidhje me kompanitë dhe produktet shkruhen në një stil objektiv dhe të paanshëm. Të gjitha temat e artikullit duhet të jenë të verifikueshme, me burime të pavarura, të palëve të treta. Wikipedia nuk mbështet as organizata as zbaton programet e tyre.

Wikipedia nuk është gazetë

Wikipedia nuk është e shkruar në letër, kështu që redaktorët janë të inkurajuar të përfshijnë ngjarje të përditëshme në përmbajtjen e saj dhe të krijojnë artikuj mbi ngjarje të rëndësishme të kohës. Megjithatë, jo të gjitha ngjarjet e verifikueshme janë të përshtatshme për tu përfshirë në Wikipedia. Duhet të kini parasysh që artikujt e Wikipedias nuk janë:

  1. Gazetari. Wikipedia nuk duhet të ofrojë raporte lajmesh të dorës së parë mbi ngjarjet e sapondodhura. Wikipedia nuk përbën një burim fillestar. Megjithatë, projektet tona motra Wikisource dhe Wikinews bëjë pikërisht këtë, dhe kanë për qëllim të jenë burime kryesore. Wikipedia nuk ka shumë artikuj enciklopedikë mbi tema të një rëndësie historike që janë aktualisht në lajme, dhe që mund të përditësohen me informacionin e verifikuar kohët e fundit. Wikipedia gjithashtu nuk është e shkruar në stilin e lajmeve.
  2. Raportim lajmesh.Ndërsa mbulimi lajmeve mund të jetë material informacioni i dobishëm për tema enciklopedike, shumica e ngjarjeve që përbëjnë lajm nuk kualifikohen për tu përfshirë në Wikipedia. Për shembull, raportimi i lajmeve rutinë në gjëra të tilla si deklarata, sporte, ose njerëz të famshëm, nuk është një bazë e mjaftueshme për përfshirjen në enciklopedi. Përfshirja e informacioneve mbi zhvillimet e fundit nganjëherë është e përshtatshme, por lajmet papritura nuk duhet të theksohen ose të trajtohen ndryshe ndryshe nga informacionet e tjera.
  3. Kush është dikush. Edhe kur një ngjarje e bujshme, personat e përfshirë në të mund të mos jenë. Përveç rastit kur raportimi i lajmeve për një individ shkon përtej kontekstit të një ngjarje të vetme, mbulimi i atij individi duhet të jetë i kufizuar vetëm në artikullin rreth asaj ngjarjeje, në proporcion me rëndësinë e tyre për temën e përgjithshme.
  4. Një ditar. Edhe kur një individ është i njohur, jo ​​të gjitha ngjarjet në të cilat ai përfshihet janë të rëndësishme. Për shembull, lajmet në lidhje me njerëz të famshëm dhe figura sportive mund të jenë shumë të shpeshta dhe të mbulojnë shumë vogëlsira, por përdorimi i të gjitha këtyre burime do të çonte në artikuj të mbingarkuar me detaje dhe ato do të dukeshin si një ditar. Jo çdo ndeshje e luajtur, gol i shënuar apo shtrëngim duarsh është mjaft i rëndësishëm për t'u përfshirë në biografinë e një personi.

Wikipedia nuk është një udhëzues teknik, libër udhëzimesh, tekst shkollor, apo revistë shkencore

Wikipedia është një referencë enciklopedike, nuk është një manual udhëzimi, udhëzues, ose tekst. Artikujt e Wikipedias nuk duhet të lexohet si:

  1. Udhëzues përdorimi. Edhe pse Wikipedia ka përshkrime të njerëzve, vendeve dhe gjërave, një artikull nuk duhet lexuar si një udhëzues përdorimi, si një artikull këshillash (ligjore, mjekësore etj.) ose si sugjerim. Të përshkruash për lexuesin se si njerëzit e tjerë apo gjërat përdorin diçka është enciklopedike. Të udhëzosh lexuesin se si të përdorë diçka nuk është enciklopedike.
  2. Udhëzues turistik. Një artikull mbi Parisin duhet të përmendë monumentet, të tilla si Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit, por jo numrin e telefonit ose adresën e hotelit tuaj të preferuar, as çmimin aktual të një kafeje në Champs-Elysees.
  3. Udhëzues video lojërash. Një artikull në lidhje me një video lojë duhet të përmbledhë veprimet kryesore që lojtari bën për të fituar ndeshjen, por jo listat e armëve, sendet, apo koncepte të përdorur në të.
  4. Udhëzues interneti. Artikujt e Wikipedias nuk duhet të ekzistojnë vetëm për të përshkruar natyrën, pamjen ose shërbimet e një faqeje interneti, por gjithashtu duhet ta përshkruajnë faqen e internetit në një mënyrë enciklopedike, duke ofruar detaje për arritjet e saj, ndikimin apo rëndësinë historike.
  5. Tekst shkollor. Wikipedia është një referencë enciklopedike, jo një tekst shkollor. Qëllimi i Wikipedias është që të paraqesë fakte, jo të japë mësime për një lëndë të caktuar.
  6. Revistë shkencore. Një artikull i Wikipedias nuk duhet të paraqitet duke menduar se lexuesi është njohës i mirë në fushën asaj teme. Hyrjet dhe seksionet fillestare të artikullit duhet të shkruhen në terma dhe koncepte të thjeshtë që mund të kuptohen nga çdo lexues i Wikipedias pa ndonjë njohuri në fushën e dhënë para se të vazhdohet me shpjegime më të hollësishme të temës.

Komuniteti

Politikat e mësipërme janë rreth përmbatjes së Wikipedias. Politikat e mëposhtëme janë për drejtimin dhe proceset e Wikipedias.

Wikipedia nuk është anarki

Wikipedia është e lirë dhe e hapur, por e kufizon lirinë dhe hapjen atje ku cënohet krijimin e një enciklopedie. Pra, Wikipedia nuk është një forum për fjalën e lirë të pakufizuar. Fakti që Wikipedia është një, projekt i hapur vetë-drejtues nuk do të thotë që çdo pjesë e qëllimit të saj është të shqyrtojë qëndrueshmërinë e komuniteteve anarkiste. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një enciklopedi dhe jo të testojmë kufijtë e anarkizmit.

Wikipedia nuk është demokraci

Wikipedia nuk është një eksperiment mbi demokracinë apo çdo sistem tjetër politik. Kuptimi kryesor i saj (edhe pse jo ekskluziv) i vendimmarrjes dhe zgjidhjes së konflikteve është redaktimi dhe diskutimi duke përdorur konsensusin dhe jo votimin. (Votimi përdoret për çështje të caktuara të tilla si zgjedhja e Komitetit të Arbitrazhit.) Sondazhet përdoren ndonjëherë për të provuar për konsensus, por sondazhet ose vrojtimet mund të pengojnë në vend që të favorizojnë diskutimet, kështu që duhet të përdoret me kujdes.