USB - Wikipedia Jump to content

USB

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Imazhi i poshtëm: Lidhës të ndryshëm USB (nga e majta në të djathtë: Micro USB B-Type mashkull, UC-E6 pronësore, Mini USB mashkull (5-pin) tip B, femër tip A, mashkull A-lloj, mashkull B-lloj . Tregohet me një vizore centimetri.)

Universal Serial Bus, shkurt USB është specifikim për të vendosur komunikimin midis pajisjeve dhe një kontrolluesi qendror (zakonisht kompjuter). USB u shpik nga Ajay Bhatt, nëpunës në Intel Inc.

USB ka për qëllim zëvendësimin e llojeve të porteve serike dhe paralele, gjithashtu mund të lidhë pajisje periferike të kompjuterit si miun kompjuterik, tastierën kompjuterike, aparatin fotografik dixhital, printer, lojra mediatike personale etj. Për shumë nga këto pajisje, USB është bërë metodë standarde lidhjeje.

USB është projektuar për kompjuter personal, por është bërë e zakonshme edhe në pajisje të tjera si telefonat e zgjuar, videolojrat etj. Posaçërisht USB HardDisk dhe USB Drive janë ndër më të preferuarat për bartjen e shpejtë të të dhënave në mënyrë të shpejtë dhe të pa komplikuar. Nga USB mund të instalohet apo startohet edhe Sistemi Operativ.

USB komponentët zakonisht instalohen dhe njihen pa ndonjë komplikim nga Sistemi Operativ, pra njihen si pajisje Plug&Play. Shumica e këtyre prodhuesve të USB komponentëve ofrojnë edhe program për instalim.

USB 3.1 (10 Gbps).

Llojet, Specifikimet dhe Shpejtësitë e Transferit të të Dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

USB-A

USB-B

USB-C

USB-MINI A

USB-MINI B

USB-MICRO A

USB-MICRO B

USB-MICRO B SUPERSPEED

Specifikimet dhe Shpejtësitë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

USB 1.0 - Lansuar më 1996 (1.5 Mbps)

USB 1.1 - Lansuar më 1998 (12 Mbps)

USB 2.0 - Lansuar më 2001 (480 Mbps)

USB 3.0 - Lansuar më 2008 (5 Gbps)

USB 3.1 - Lansuar më 2013 (10 Gbps)

USB 3.2 - Lansuar më 2017 (20 Gbps)

USB 4.0 - Lansuar më 2019 (40 Gbps)