Togo - Wikipedia Jump to content

Togo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika Togoleze
République togolaise
Flamuri i Togos Stema e Togos
Vendndodhja e Togos
Vendndodhja e Togos
Vendndodhja e Togos   (blu)

–  në Afrikë   ( bojë qielli & gri e errët)
–  në Bashkimin Afrikan   (bojë qielli)

Moto Kombëtare Travail, Liberté, Patrie (Punë, Liri, Atdhe)
Himni Kombëtar "Salut à toi, pays de nos aïeux" ("Përshëndetje ty, toka e të parëve")
Kryeqyteti Lome (njëkohësisht qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Frëngjisht
Pavarësia 27 prill 1960 (nga Franca)
Anëtarësimi në OKB 20 shtator 1960
Forma e qeverisjes Republikë Presidenciale
President Faure Gnassingbé
Kryeministër Komi Sélom Klassou
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 125-të
56.785 km²
4,2
Popullsia (2015)
– totale
– dendësia
Vëndi i 100-të
7.552.318 banorë
125,9 banorë/km²
PBB (2016)
 PBB për banor
4,499 miliard dollarë
610 dollarë
Monedha Franga CFA (XOF)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+0
nuk ka
Prefiksi telefonik +228
Kodi i internetit .tg
Kodi ISO 3166-1 TG

Togo, zyrtarisht Republika Togoleze është një shtet në Afrikën perëndimore e kufizuar nga Gana në perëndim, Benini në lindje dhe Burkina Faso në veri. Togo zgjatet në jug në Gjirin e Guinesë, ku ndodhet kryeqyteti i saj Lome. Ajo ka një sipërfaqe prej 57.000 kilometra katrorë, duke e bërë atë një nga vendet më të vogla në Afrikë, me një popullsi prej rreth 7.5 milionë banorë.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.

Një fushë e gjerë e kufizuar në perëndim nga një rrip i ngushtë bregdetarë është sipërfaqja e Togos në të cilën sundo klimë topike e nxehtë.

Prodhime bujqësore më të njohura nga Togo janë kafeja, kako, bërthama të palmës. kikiriku dhe mëndafshi. Xehetaria e ngushtë në xehen e fosfateve është pjesë tjetër e ekonomisë së pa industri të Togos. Partner tregtar kryesorë llogaritet të jenë Franca dhe shtete e Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet portës detare në Lomë bëhet edhe transporti i ndryshëm i vendeve fqinje edhe përtej Atlantikut.

Togoja ishte territor i mbrojtur (Shutzgebite) gjerman deri me ramjen nën mandatin e Lidhjes së Kombeve më 1919. Nga 1964-ta në këtë pjesë hynë OKB-ja pjesa britanike më 1957 ju bashkua Ganës, pjesa tjetër e mbetur franceze e shpalli pavarësinë. Nga 1969-1991 kishte sistem një-partiak dhe nga 1967 president të shtetit kishte E. G. Ejademin ( E. G. Eyadéma)

Artikulli kryesorë : Gjeografia e Togos

Sipërfaqja e përgjithshme e Togos është 56,785 km2 prej së cilës 2,400 km2 janë ujë. Togo shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L. Togo ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,647 km.

Klima në Togo është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.

Relievi i Togos në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang.:Mont Agou).

Togoja ka ballafaquar shumë probleme ekonomike,dhe tani po përjeton një zhvillim,përkundër statistikave të dobëta në akordim me botën por të kënaqshme me Afrikën.

  • Sporti

Si në shumë vende afrikane,futbolli është sporti më i famshëm në Togo.Togo u kualifikua për Kupën e Botës në 2006,që u mbajt në Gjermani.Ylli i skuadrës pa dyshim është Sheyi Emmanuel Adebayor,i cili ka luajtur me skuadra gjigante siq janë Real Madrid,Totenham Hotspur,Monako etj.Ai është i lindur nga prindë togolez me origjinë nigeriane.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Togo – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Togo – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale