Rubla ruse - Wikipedia Jump to content

Rubla ruse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rubla ruse
Demografia

Rubla (rusisht: рубль), shumës рубли rubli; (kodi: RUB) është valuta e Federatës Ruse dhe të dy republikave pjesërisht të njohura Abkhazia dhe Osetia jugore. Dikur, rubla ka qenë valuta e Perandorisë ruse dhe Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tyre. Bjellorusia dhe Transnistria përdorin valuta me të njëjtin emër. Rubla ndahet në 100 kopek (rusisht: копейка, kopéyka; shumës: копейки, kopéyki). Kodi ISO 4217 është RUB ose 643; kodi i mëparshëm, RUR ose 810, i referohet rublës Ruse ruble para 1998 ridenominimit (1 RUB = 1000 RUR).

Momentalisht nuk ka një simbol zyrtar[7] për rublën, por nëpërmjet shkurtimit руб. Arkivuar 23 korrik 2008 tek Wayback Machine që përdoret rëndom. Disa simbole janë sygjeruar[8] si të mundshme, duke përfshirë "РР" (Crilik për "RR"), një "R" me dy vija horizontale në pjesën e sipërme.[9]

Sipas versionit më popullor, fjala "rubla" vjen nga folja ruse руби́ть (rubit'), me kuptimin të copëtoj.

Emrat e denominimeve të ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shekullin e 18të, 19të dhe 20të, shumë monedha kishin emra individualë:

  • ¼ kopek – polushka
  • ½ kopek – denga ose dénezhka
  • 2 kopek – semishnik (zhduket në shek. 20), dvúshka (shek.20) ose grosh
  • 3 kopek – altyn (nuk përdoret më që prej 1960)
  • 5 kopek – pyaták
  • 10 kopek – grívennik
  • 15 kopek – pyatialtýnny (5 altyn; përdorimi i fjalës zgjati më shumë se altyn)
  • 20 kopek – dvugrívenny (2 grivenniks)
  • 25 kopek – polupoltínnik (gjysëm poltínnik) ose chetverták (nga rusishtja për ¼)
  • 50 kopek – poltína ose poltínnik

Shuma e 10 rublave (në monedha ose kartmonedha) në mënyrë informale quhet edhe chervonets. Historikisht, ishte emri i monedhës së parë Ruse tre-rubla monedhë ari e nxjerrë në 1701. Kuptimi i tanishëm vjen nga chervonetët e artë Sovjetikë (сове́тский золото́й черво́нец), lëshuar në 1923. Ishte ekuivalente me 10 rubla të arta të para revolucionit. Të gjithë këto emra nuk përdoren më, gjithësesi. Në zhargonin modern Rus vetëm këto emra përdoren:

  • 1 rubël – tselkóvy (целко́вый), me kuptimin "e gjitha" ose "komplet" (це́лый)
  • 5 rubla – pyatyórka (пятёрка), pyaták (пята́к), pyatachyók (пятачо́к)
  • 10 rubla – chírik (чи́рик), chervónets (черво́нец) ose desyátka (деся́тка)
  • 50 rubla – poltínnik (полти́нник) me disa variante si poltishók (полтишо́к), pyótr (Пётр) nga figure e një monumenti në kartmonedhë të Pjetri I
  • 100 rubla – stólnik (сто́льник), sótka (сотка)
  • 500 rubla – pyatikhátka (пятиха́тка), në fillim pyatikátka (пятика́тка)
  • 1,000 rubla – kosár (коса́рь), shtúka (шту́ка) ose hibridja shtukár (штукарь), tónna (то́нна)
  • 1,000,000 rubla – limón (лимо́н), lyam (лям)

Më pas u përdor termi i ardhur nga "пять кать" (pesë Katerinat). Katya (Катя, Katerina), duke qenë se përdorej si emër zhargoni për kartmonedhën 100 rubla në Rusinë Cariste, përdorej pas kartmonedha kishte portretin e Katerina II.

Kartmonedha me denominimin më të madh, që prej shtatorit 2009, është 5000 rubla, kështu që nofkat e përdorura për shuma më të mëdha i referohen shumës dhe jo kartmonedhës ose monedhës.

Kujdes: Shumë prej këtyre nofkave, p.sh., chirik, poltos, pyatikatka, dhe kosar, vijnë nga zhargoni i burgut (Fenya). Është një mënyrë mjaf vulgare e të folurit dhe duhet të trajtohet me kujdes.

Simboli i valutës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Simboli origjinal i rublës në shekullin e 17-të, e përbërë nga shkronjat ruse "Р" dhe "У".
Dy kandidatë për simbolin e rublës.

Simbol për valutën ruse është përdorur nga shekulli 16 deri në shekullin 18. Simboli konsistonte në shkronja ruse "Р" (rrotulluar 90° kundër-orar) dhe "У" (e shkruar sipër). Simboli vendosej mbi shumën që i përkiste.[10] Ky simbol, gjithësesi, nuk u përdor më nga shekulli 19 e më vonë.

Asnjë simbol zyrtar nuk u përdor gjatë viteve të fundit të Perandorisë, dhe as nuk paraqit një i ri në Bashkimin Sovietik. Shkronjat R[11][12] dhe руб. Arkivuar 23 korrik 2008 tek Wayback Machine janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren edhe sot, megjithëse nuk janë zyrtare.[7]

Në korrik 2007, Banka Qëndrore e Rusisë njoftoi se do të vendoste për një simbol për rublën dhe do të testojë 13 simbole. Kjo përfshinte simbolin РР (RR në rusisht për Rubla Ruse), e cila ka marrë aprovim paraprak nga banka qëndrore.[8] Gjithësesi, një tjetër simbol, një Р me një me një vijë horizontale poshtë pjesës së sipërme e ngjashme me Peson filipinase, është propozuar jo-zyrtarisht.[8] Propozuesit e shenjës së re pohojnë se është e thjeshtë, e njohshme dhe e ngjashme me simbolet valutore të tjera.[9][13][14] Ky simbol është gjithashu i ngjashëm me shkronjën Armene ք.

Një kandidat tjetër për simbolin e rublës është zgjedhur në një konkurs i organizuar nga Agjensia Ruse e Lajmeve dhe Informimit. Simboli "Swanling" ishte njëri nga 20 fituesit e konkursit dhe ishte gjithashtu një nga tetë fituesit e një konkursi të zhvilluar nga faqja WEB KM.RU në 2006.

Pesëqind rubla me fytyrën e Peter I dhe një personifikim i Nënës Rusi, 1912

Rubla e parë, antikiteti–31 dhjetor 1921

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kartmonedhë një rubël e vitit 1898 e Perandorisë Ruse

Rubla ka qenë valuta ruse prej reth 500 vjetësh. Nga 1710, rubla u nda në 100 kopek.

Sasia e metaleve të çmuar në një rubël ndryshone përgjatë kohës. Në një reformë valutore në vitin 1704, Pjetri i Madh standartizoi rublën në 28 gram argjend. Ndërkohë që monedhat e rublës ishin argjend, kishte një denominim më të lartë për ato me përbërje ari ose platini. Nga fundi i shekullit të 18-të, rubla kishte 4 zolotnik 21 dolya (pothuajse e ekzaktësisht e barabartë me 18 gram) argjend i pastër ose 27 dolya (pothuajse e ekzaktësisht e barabartë me 1.2 gram) ar i pastër, me një raport 15:1 për vlerat e dy metaleve. Në 1828, monedhat e platinit u prezantuan me 1 rubël e barabartë me 77⅔ dolya (3.451 gram).

Në 17 dhjetor 1885, një standart i ri u adoptua i cili nuk e ndryshoi rublën e argjendtë por e reduktonte përmbajtjen e arit në 1.161 gram, duke e lidhur rublën e artë me frangën franceze me kursin 1 rubël = 4 franga. Ky kurs u rishikua në 1897 në 1 rubël = 2⅔ franga (0.774 gram ar).

Me nisjen e Luftës së Parë Botërore, lidhja me standartin e arit u lëshua dhe rublës i ra vlera, duke vuajtur nga hiperinflacioni në fillim të viteve 1920.

Rubla e dytë, 1 janar 1922–31 dhjetor 1922

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1922, u bë i pari nga shumë ridenominime, me një shkallë ku "rubël e re" u këmbye me 10,000 "rubla të vjetra". Çervoneti rus (червонец) po ashtu doli në vitin 1922.

Rubla e tretë, 1 janar 1923–6 Mars 1924

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ridenominim i dytë u bë në 1923, me kurs 100 me 1. Sërish, u lëshuan vetëm para letre. Gjatë gjithë jetës së kësaj valute, u lëshuan paratë e para të Bashkimit Sovjetik.

Rubla e katërt (e artë), 7 Mars 1924–1947

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ridenominim i tretë u bë në 1924 ku një rubël "e artë" kishte vlerën e 50,000 rublave të vjetra. Kjo reformë e pa rublën të lidhur me çervonetin, me vlerë prej 10 rublash. Monedhat filluan të lëshoheshin në 1924, ndërkohë që paratë e letrës u lëshuan për rublën me vlerë nën 10 rubla dhe për çervonetët me denominime me të larta.

Rubla e pestë, 1947–1961

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria Sovjetike implementoi një ridenominim konfiskues të valutës (dekret i 14 dhjetorit 1947) që të ulë sasinë e parasë në qarkullim. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi ishte të parandalojë fshatarët të cilët kishin akumuluar para kesh duke shitur ushqime në kohën e luftës dhe duke i përdorur ato para duke blerë materiale konsumi pas rekuperimit nga lufta.[15] Rublat e vjetra u rivlerësuan me një të dhjetën e vlerës në shkruar në kartmonedhë. Kjo gjë preku më shumë paratë e letrës në dorë të individëve privatë. Shumat prej 3,000 rublash ose më pak në llogari bankare individuale nuk u rivlerësuan, ndërsa pagat mbetën të njëjtat.

Rubla e gjashtë, 1961–31 dhjetor 1997

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ridenominimi i vitit 1961 ishte një përsëritje e reformës së 1947, me të njëjtat kushte. Rubla Sovjetike e 1961 ishte formalisht e barabartë me 0.987412 gramë ar, por këmbimi për arin nuk ishte kurrë e lejushme për popullsinë e përgjithshme. Me ndarjen e Bashkimit Sovjetik në 1991, rubla mbeti valuta e Federatës Ruse. Një seri e re kartmonedhash u lëshua në emër të Bankës së Rusisë në 1993. Përgjatë periudhës së hiperinflacionit në fillim të viteve 1990, rubla u zhvlerësua në mënyrë të dukshme.

Rubla e shtatë, 1 janar 1998–

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rubla u ridenominua në 1 janar 1998, me një rubël të re të barabartë me 1000 rubla të vjetra. Ridenominimi ishte një hap i pastër psikologjik që nuk i zgjidhi problemet kryesore ekonomike që përballej Ekonomia e Rusisë në atë kohë, dhe valuta u zhverësua sërisht në gusht 1998 pas krizës ekonomike në Rusi. Rubla humbi 70% të vlerës së saj kundër dollarit amerikan në gjashtë muaj gjatë krizës financiare.

Duke llogaritur produktin e të gjitha ridenominimeve, është vërtetuar se rubla para-1921 është e barabartë me 2x10−16 rubla të sotme.

Në fillimin e shekullit 19, monedha bakri lëshoheshin për ¼, ½, 1, 2 dhe 5 kopek, argjendi për 5, 10, 25 dhe 50 kopek dhe 1 rubël dhe ari për 5 rubla megjthëse prodhimi i monedhës 10 rubla pushoi në 1806. 20 Kopekët e argjendit dolën në 1820, të ndjekura nga 10 kopekët e bakrit të prodhuara nga 1830 deri 1839, dhe 3 kopekët e bakrit në 1840. Ndërmjet 1828 dhe 1845, u lëshuan rubla platini me vlerë 3, 6 dhe 12 rubla. Në 1860, dolën 15 kopekët e argjendit, duke qënë se përdorej ky denominim (e barabartë me 1 złoty) në Poloni, ndërkohë, në 1869, doli monedha 3 rubla e artë.[16] Në 1886, disa monedha të arta u paraqitën me 5 dhe 10 rubla. Një tjetër prodhim ndodhi edhe në 1897. Përveç rublave me prerje të vogël 5 dhe 10 rubla të arta, u lëshuan rubla të arta me vlerë 7½ dhe 15 rubla vetëm për një vit, pasi ishin me të njëjtat përmasa si 5 dhe 10 rublat e arta. Monedhat e arta u pezulluan në 1911.

Rubla e Konstandinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rubla e Konstandinit (Rusisht: константиновский рубль, shqiptohet "konstantinovsky rubl'") është një monedhë e rrallë argjendi e Perandorisë Ruse e cila mban profilin e Dukës së Madh Konstandin Pavloviç, vëllai i perandorëve Aleksandri I dhe Nikolla I. Prodhimi i saj po pregatitej në shtypësen e monedhave të Shën Petersburgut në 1825, por kurrë nuk u shtyp në numër të madh, dhe kurrë nuk u qarkullua në publik. Fakti i ekzistencës u bë i ditur në 1857 në publikime të huaja.[17]

Monedhat pas Luftës Civile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monedhat e para pas Luftës Civile Ruse u prodhuan në 1921 në monedha argjendi me denominime 10, 15, 20 dhe 50 kopekë dhe 1 rubël. Çervonetë të artë u lëshuan në 1923. Këto monedha mbanin emblemën e RSFSR (Republika Socialiste Federale Sovjetike e Rusisë) dhe citonte sloganin e famshëm, "Proletarë të të gjitha vendeve, Bashkohuni!".

Në 1924, u lëshuan monedha bakri me vlerë 1, 2, 3 dhe 5 kopekë, bashkë me 10, 15 dhe 20 kopekë argjrndi, 1 poltinnik (50 kopekë) dhe 1 rubël. Nga ky emetim e më vonë, monedhat shtypeshin në emrin e BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike). Gjithësesi, monedhat e 1921-1923 u lejuan të qarkullonin. monedha ½ kopek i bakrit gjithashtu u prodhua në 1925. Monedha 1 rubël u lëshua në 1924 dhe prodhimi i poltinnik ndaloi në 1927, ndërkohë që monedha ½ ndaloi në 1928. Në 1926, monedha më të vogla, alumin-bronz zëvendësuan kopekët e mëdhenj prej bakri 1, 2, 3 dhe 5 kopekë. Këto monedha u shkrinë. Në 1931, monedhat e mbetura prej argjendi gjithashtu u zëvendësuan me monedha bakër-nikeli me pamjen e një punëtori me një mburojë. Në 1935, pjesa e prapme e 10, 15, dhe 20 kopekëve u ridizenjua sërish, duke qënë se edhe pjesa tjetër ishte ridizenjuar, duke lënë sloganin "Proletarë të të gjitha vendeve, Bashkohuni!". Edhe emblema e shtetit pësoi disa ndryshime nga 1935 deri 1957. Kjo seri monedhash mbeti në qarkullim deri në reformën monetare të 1947.

Në 1961, valuta u rivlerësua sërish, por kësaj here monedhat u praraqitën me denominim të ri prej 1, 2, 3 dhe 5 kopekë në alumin-bronz, dhe 10, 15, 20 dhe 50 kopekë dhe 1 rubël në bakër-nikel-zink. Monedhat 50 kopek dhe 1 rubël të datuara 1961 kishin cepa të rrafshëta, por duke filluar nga 1964, në cepa u shkruajt denominimi dhe data. Të gjitha monedhat e prodhuara në periudhën 1926-1957 u tërhoqën nga qarkullimi.

Në 1967, një seri përkujtimore me 10, 15, 20, 50 kopekë, dhe 1 rubël u lëshua, duke festuar përvjetorin e 50-të të Revolucionit Rus. Shumë monedha përkujtimore 1 rubë u lëshuan, po ashtu edhe 3 dhe 5 rubla. Duke filluar nga 1991, edhe kopeku edhe rubla mbanin shenjën e prodhuesit (M) për Moskën, dhe (Л) për Leningradin.

Në 1991, monedha të reja u prezantuan me vlerë 10 dhe 50 kopekë, 1, 5 dhe 10 rubla. Monedha 10 kopekë mbeti me çelik të veshur me tunxh, dhe 50 kopekët, 1 dhe 5 rubla ishin me bakër-nikel dhe 10 rubla ishte bimetalike me qëndër alumin-bronz dhe unazë bakër-nikel-zink. Seria paraqet pamjen e Kremlinit në vend të emblemës sovjetike. Gjithësesi, kjo seri monedhash ishte jetëshkurtër pasi Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Federata Ruse filloi të lëshojë monedhat e reja në 1992 me vlerë 1, 5, 10, 20, 50 dhe 100 rubla. Monedhat paraqesin një shqiponjë me dy koka mbi shkrimin "Банк России." Monedhat 1 dhe 5 rubla u shtypën në çelik të veshur me tunxh, monedhat 10 dhe 20 rubla në bakër-nikel dhe monedhat 50 dhe 100 rubles ishin bimetalike me qëndër alumin-bronz dhe unazë bakër-nikel-zink. Në 1993, u lëshuan 50 rubla prej alumini-bronzi dhe 100 rubla prej bakër-nikel-zinku, dhe materiali për 10 dhe 20 rublat u ndryshua në çelik të veshur me nikel. Në 1995 materiali për 50 rublat u ndryshua në çelik të veshur me tunxh, por monedhat u shtypën me datën 1993. Me vazhdimin e rritjes së inflacionit, monedhat me denominim të ulët u zhdukën nga qarkullimi dhe denominimet e tjera përdoren shumë rrallë.

Në 1998, u paraqitën këto monedha:

Monedhat e Sotshme në Qarkullim[18]
Vlera Parametrat teknikë Përshkrimi Data e stampimit të parë
Diametri Masa Përbërja Cepi Përpara Mbrapa
1 kopek 15.5 mm 1.5 g[19] Bakër-nikel-çelik I sheshtë Shën Gjergji Vlera 1997
5 kopekë 18.5 mm 2.6 g[20]
10 kopekë 17.5 mm 1,95 g[21] Tunxh 1997–2006
çelik i veshur me tunxh 2006–
I dhëmbëzuar me tunxh dhe i sheshtë i veshur Shën Gjergji Vlera 1997
50 kopekë 19.5 mm 2.9 g[22]
1 rubël 20.5 mm 3.25 g Bakër-nikel 1997–2009
Çelik i veshur me nikel 2009–
I dhëmbëzuar Shqiponja me dy koka, emblema e Bankës së Rusisë Vlera 1997
2 rubla 23 mm 5.1~5.2 g Gjuhëz e thyer
5 rubla 25 mm 6.45 g Bakër i veshur me bakër-nikel 1997–2009
Çelik i veshur me nikel 2009–
1997
10 rubla 22 mm 5.63 g Çelik i veshur me tunxh Gjuhëz e thyer Shqiponja me dy koka, emblema e Bankës së Rusisë Vlera 2009
1 rubël 1998
Vlera Emblema e Bankës së Rusisë

Monedhat 1 dhe 5 kopek përdoren shumë rrallë (sidomos monedha 1 kopek) për shkak të vlerës së tyre të ulët dhe në shumë raste nuk pranohen nga dyqanet dhe individët. Në disa raste, monedha 10 kopek shpërfillet (nuk pranohen nga individët por pranohet në arka ligjore dhe në këmbim valutor).

Të gjitha këto monedha filluan në lëshohen në 1998, përveë faktit që disa prej tyre mbajnë vitin 1997. Denominimet kopek tregojnë Shën Gjergji dhe Dragin, dhe të gjitha denominimet e rublës (përveç atyre përkujtimore bimetalike) tregojnë shqiponjën me dy kokë. Shenjat e stampimit "Л" ose "M" në kopekë dhe logot e stampuesve të Leningradit ose Moskës në rubël. Që prej 2000, shumë monedha bimetalike 10 rubla të qarkullueshme përkujtimore u lëshuan. Këto monedha kanë një element sigurie të veçantë holografik brenda numrit "0" të denominimit 10.

Në 2008, u propozua nga Banka e Rusisë që të tërhiqen monedhat 1 dhe 5 kopek nga qarkullimi dhe të rrumbullakosin të gjitha çmimet në 10 kopekë, megjithëse propozimi nuk është realizuar ende (me karakteristikën "x.99" çmimet llogariten të rrumbullakosura).

Materiali i monedhave 1, 2 dhe 5 rubla u ndryshua nga bakër-nikel-zink dhe veshje bakër-nikeli në çelik të veshur me nikel në vitin 2009. 10 dhe 50 kopekët u ndryshuan nga alumin-bronz në çelik i veshur me tunxh.

Në tetor 2009, një monedhë e re 10 rubla e bërë me çelik të veshur me tunxh u fut në qarkullim, me elemente sigurie optike.[23] Kartmonedha 10 rubla do të duhej të tërhiqej në 2012, por një mungesë e monedhave 10-rubla e detyroi bankën qendrore ta vonojë dhe të vendosë të reja në qarkullim.[24] Monedhat përkujtimore 10 rubla bimetalike do të vazhdojnë të lëshohen.

Një seri monedhash përkujtimore me temë Lojrat Olimpike me vlerë 25 rubla po vazhdon nga 2011. Monedhat e reja do të jenë nga bakër-nikeli. Disa monedha të tjera përkujtimore me prerje më të vogël ekzistojnë në qarkullim, duke treguar ngjarje historike kombëtare dhe përvjetore.

Banka e Rusisë lëshon monedha të tjera përkujtimore jo-qarkulluese nga 1 në 50,000 rubla. Shiko[25] për listën.

Emetimet perandorake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
25 Rubla të Caktuara të 1769
Kartmonedhë 1 rubël e 1898, mbrapa

Në 1768, gjatë mbretërimit të Katerinës së Madhe, Banka e Caktimeve u bë institucioni që lëshonte paratë qeveritare të letrës. U hap në Shën Petersburg dhe në Moskë në 1769.

Në 1769, Rublat e Caktuara dolën për 25, 50, 75 dhe 100 rubla, me 5 ruba 10 rubla shtesë në 1787 dhe 200 rubla në 1819. Vlera e rublave të Caktuara ra relativisht me monedhën deri, në 1839, marëdhënia u caktua 1 monedhë ruble = 3½ rubla të caktuara. Në 1840, Banka Tregëtare Shtetërore lëshoi kartmonedha 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 rubla, e ndjekur nga 50 rubla kartmonedhë krediti të Thesarit dhe Bankës Shtetërore të Kredive.

Në 1843, Banka e Caktimeve i ndaloi veprimet, dhe kartmonedhat shtetërore të kreditit (Rusisht: государственные кредитные билеты) u paraqitën me prerje 1, 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 rubla. Këto qarkulluan, në shumë tipe, deri në revolucion, me kartmonedha 500 rubla të shtuara në 1898 dhe 250 dhe 1000 rubla të shtuara në 1917. Në 1915, dy lloje kartmonedhash të vogla këmbimi u lëshuan. Një, e lëshuar nga Thesari, kartmonedha të vogla prej 1, 2, 3, 5 dhe 50 kopekë. Tjetra me prerje 1, 2, 3, 10, 15 dhe 20 kopekë.

Emetimet e Qeverisë Provizore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1917, Qeveria Provizore lëshoi kartmonedha thesari 20 dhe 40 rubla. Këto kartmonedha të njohura si "Kerenski" ose rublat "Kerenski". Qeveria Provizore kishte gjithashtu 25 dhe 100 rubla kartmonedha shtetërore të krediti të shtypura në Sh.B.A. por nuk u lëshuan kurrë.

Në 1918, kartmonedhat shtetërore të kreditit dolën në R.S.F.S.R. me prerje 1, 3, 5, 10, 25, 50, 100, 250, 500, 1,000, 5,000 dhe 10,000 rubla. Këto u ndoqën në 1919 nga kartmonedhat e valutës 1, 2, 3, 15, 20, 60, 100, 250, 500, 1000, 5000 dhe 10,000 rubla. Në 1921, kartmonedhat e valutës me prerje 5, 50, 25,000, 50,000, 100,000, 1,000,000, 5,000,000 dhe 10,000,000 rubla u shtuan.

Vetëm kartmonedhat e valutës u lëshuan në këtë kohë, me prerje 1, 3, 5, 10, 25, 50, 100, 250, 500, 1,000, 5,000 dhe 10,000 rubla.

Si me valutën e mëparshme, vetëm kartmonedhat e valutës u lëshuan, me prerje 50 kopekë, 1, 5, 10, 25, 50, 100, 250, 500, 1,000, 5,000 dhe 10,000 rubla. Në 1924, pikërisht përpara rivlerësimit, paratë e para të letrës u lëshuan në emër të BRSS, me pamjen e emblemës shtetërore me 6 shirita rreth grurit, duke përfaqësuar gjuhët e 4 republikave përfaqësuese të asaj kohe: RSFS e Rusisë, Republika Socialiste Federative Sovjetike e Transkaukazisë (RSS e Armenisë, RSS e Azerbajxhanit, dhe RSS e Gjeorgjisë), RSS e Ukrainës dhe RSS e Bjellorusisë. Ato kishin datën 1923 dhe ishin me prerje 10,000, 15,000, dhe 25,000 rubla.

Në 1924, kartmonedhat e valutës u lëshuan për 1, 3 dhe 5 rubla të arta (рубль золотом). Këto qarkulluan së bashku me çervonetët të lëshuara në 1922 nga Banka e Shtetit me prerje 1, 3, 5 10 dhe 25 çervonetë. Kartmonedhat e Thesarit të Shtetit zëvendësuan kartmonedhat e valutës pas 1928. Në 1938, dolën prerjet 1, 3 dhe 5 rubles, duke mos përdorur fjalën "ari".

Në 1947, kartmonedhat e Thesarit të Shtetit u lëshuan për 1, 3 dhe 5 rublea, bashkë me kartmonedhat e Bankës së Shtetit me prerje 10, 25, 50 dhe 100 rubla.

Në 1961, kartmonedhat e Thesarit të Shtetit u lëshuan për 1, 3 dhe 5 rublea, bashkë me kartmonedhat e Bankës së Shtetit me prerje 10, 25, 50 dhe 100 rubla. Në 1991, Banka e Shtetit filloi prodhimin e 1, 3 dhe 5 rublave dhe gjithashtu lëshoi prerjet 200, 500 dhe 1,000 rubla. Në 1992, u prodhua kartmonedha e fundit me mbishkrimin B.R.S.S. para se Federata Ruse të lëshonte prerjet 5,000 dhe 10,000 rubla. Këto u ndoqën nga 50,000 rubla në 1993, 100,000 rubla në 1995 dhe në fund 500,000 rubla në 1997 (me datë 1995). Që prej 1991 me ndarjen e BRSS nuk u përdorën portretet e njerëzve në monedhë ose kartmonedhë deri në lëshimin e 500 rublave me statujën e Pjetrit të Madh dhe më vonë 1000 rubla me statujën e Jarosllavit.

Seria e Kartmonedhave të Rublës së Gjashtë
Seria Vlera Para Mbrapa Lëshuesi Gjuhët
1961 1, 3, 5, 10, 25, 50, 100 rubla Vladimir Lenini ose pamje të Kremlinit të Moskës Vlera, dhe pamje të Kremlinit të Moskës për 50 rubla ose më shumë BRSS 15
1991 1, 3, 5, 10, 50, 100, 200, 500, 1000 rubla Rusisht3
1992 50, 200, 500, 1,000, 5,000, 10,000 rubla BRSS-ja për 1000 rublat dhe më të voglat
Banka e Rusisë për 5000 dhe 10,000 rubla
Rusisht
1993 100, 200, 500, 1,000, 5,000, 10,000, 50,000 rubla Kremlini i Moskës me flamurin tri-ngjyrësh Rus Banka e Rusisë
1995 1,000, 5,000, 10,000, 50,000, 100,000, 500,000 rubla I njëjta pamje me rublën e sotme, ku 1 rubël e re = 1000 rubla të vjetra. Shih më poshtë.4, 5

Kartmonedha 1000 rubla nuk u vazhdua si 1 rubël e re.

Në 1998, u lëshuan këto kartmonedha:

Seria e 1997[26]
Pamja Vlera Përmasat Ngjyra Kryesore Përshkrimi Data e
Përpara Mbrapa përpara Mbrapa Filigrami shtypjes lëshimit
5 rubla (nuk lëshohet më)1 137 × 61 mm Jeshile Monumenti i Mijëvjeçarit të Rusisë me sfond Katedralen e Shën SofisëVeliki Novgorod Muret e fortifikuara të Kremlinit të Novgorodit "5", Katedralja e Shën Sofisë në Novgorod 1997 1 janar 1998
10 rubla (momentalisht po zëvendësohet me momedhë me të njëjtën vlerë) 150 × 65 mm Jeshile e errët dhe kafe e errët Ura e Kommunalni përgjatë Lumit JeniseiKrasnojarsk dhe Faltorja e Paraskeva Pyatnitsa Hidroçentrali i Krasnojarsk "10", Faltorja e Paraskeva Pyatnitsa 1 janar 1998
20013, 20044
2011
50 rubla Blu dhe vjollcë, respektivisht Një kolonë tibune në sfondin e Fortesës PetropavlovskShën Petersburg Kolona tibune "50", Katedralja e Pjetrit dhe Paulit
100 rubla Kafe-jeshile-e kuqe e errët Karrocë me kuaj në portikun e Teatrit të Bolshoit në Moskë The Bolshoi Theatre "100", Teatri i Bolshoit
500 rubla Viollcë dhe blu, respektivisht Monumenti i Pjetrit të Madh, anije me vela Sedov dhe terminali detar i Arkhangelsk Manastiri Solovetski "500", Monumenti i Pjetrit të Madh
1,000 rubla 157 × 69 mm Blu-jeshile Monumenti i Jarosllavit dhe Faltorja e Zonjës së KazanitJaroslavl Kisha Baptiste e Shën XhonitJaroslavl "1000", Monumenti i Jarosllavit 2000, 20044, 2010
5,000 rubla Kuqe-portokalli Monumenti i Nikolai Muravjov-AmurskiKhabarovsk Ura e Khabarovskut në Lumin Amur "5000", Koka e monumentit të Muravjov-Amurski qershor 2006, shtator 2011
Këto pamje janë në shkallën 0.7 piksel për milimetër
  1. Kartmonedha 5 rubla është shumë e rrallë tashmë. Nuk shtypet më, megjithëse përdoret ligjërisht.
  2. Kartmonedha 10 rubla nuk shtypet më që prej janarit 2010, dhe është zëvendësuar nga monedha 10 rubla.
  3. Kartmonedhat e modifikimit të 2001 mbajnë nënshkrimin e vogël "модификация 2001г." që do të thotë "modifikim i vitit 2001" në zonën e majtë të filigramit.
  4. Kartmonedhat e modifikimit të 2004 mbajnë të njëjtin nënshkrim. Më e rëndësishmja, janë shtuar elemente sigurie, duke përfshirë:
  • Pamje e ndrysheshme në bazë të këndit të shikimit
  • Fije më të gera metalike
  • Mikroperforim (100 rubla dhe më lart): Shënimi i numrave me pika.
  • Bojë optike e ndryshueshme (500 rubla dhe më lart)
5. Kartmonedhat e modifikimit të 2010, si modifikimet e 1997 dhe 2004, mbajnë nënshkrimin "модификация 2010г." që do të thotë "modifikim i vitit 2010" në zonën e majtë të filigramit. Janë shtuar elemente shtesë sigurie.

Kursi i këmbimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kurset e sotme të këmbimit RUB
Nga Google Finance: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY USD CNY INR
Nga Yahoo! Finance: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY USD CNY INR
Nga XE.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY USD CNY INR
Nga OANDA.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY USD CNY INR
Nga fxtop.com: AUD CAD CHF EUR GBP HKD JPY USD CNY INR
  1. ^ Stampa:Lang-ab; Stampa:Lang-ba; Stampa:Lang-cv; Stampa:Lang-kv; Lak: къуруш; Mari: теҥге; Stampa:Lang-os; Stampa:Lang-tt; Stampa:Lang-udm; Stampa:Lang-sah
  2. ^ "Belarus may switch to Russian ruble". The Voice of Russia. 15 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2013. Marrë më 21 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Belarus may switch to Russian ruble". The American Resolution. 16 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2014. Marrë më 21 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Is the Russian Ruble Coming to Belarus?". Belarus Digest. 15 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Russian rouble to play a role in Belarus". The Voice of Russia. 6 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2011. Marrë më 21 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Stampa:Lang-tt; Stampa:Lang-ba; Stampa:Lang-cv; Stampa:Lang-os; Stampa:Lang-udm; Mari: ыр; Stampa:Lang-sah
  7. ^ a b Valeria Korchagina (15 qershor 2006). "'R' for Ruble Is Symbol of Pride". The Moscow Times. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2007. Marrë më 28 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c Peter Finn (28 qershor 2006). "Russians Bet Ruble Will Rise To Status of Dollar, Euro, Yen". The Washington Post. Marrë më 28 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b "О знаке рубля". 1 gusht 2007. Marrë më 11 prill 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Забытый знак российского рубля" (në rusisht). РИА Новости. Marrë më 6 maj 2006.
  11. ^ "Currencies of the World". The University of British Columbia Sauder School of Business. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2011. Marrë më 28 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Russia". Lonely Planet. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2007. Marrë më 28 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Знак рубля. Попытка анализа". Imadesign.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Оюпюрюио Мнбнярх – Хмтнплюжхъ Н Мнбшу Цюпмхрспюу Х Н Пюгкхвмшу Ьпхтрнбшу Янашрхъу". Fonts.ru. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2011. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ An Economic History of the U.S.S.R. by Alec Nove (ISBN 0-14-021403-8), pp. 283, 310.
  16. ^ http://www.pjsymes.com.au/articles/three.htm
  17. ^ By 1880 Russian numismatists were well aware of the existence of Constantine rubles, but their first printed description was published only in 1886 – Kalinin, p.1 Arkivuar 27 korrik 2013 tek Wayback Machine.
  18. ^ "Coins, Bank of Russia". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Монеты, Банк России". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Монеты , Банк России". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Монеты, Банк России". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Монеты, Банк России". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "News article about new 10-ruble coins being issued". Altapress.Ru. 22 shtator 2009. Marrë më 10 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "ЦБ возвращает в оборот 10-рублевые банкноты". Rbc.Ru. 22 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2012. Marrë më 6 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Commemorative and Investment Coins database, Bank of Russia". Cbr.ru. 22 mars 2011. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Banknotes and Coins". Cbr.ru. Marrë më 14 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)