Internet Relay Chat - Wikipedia Jump to content

Internet Relay Chat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Internet Relay Chat
IRC
Tipi i faqesinternet chat

Internet Relay Chat (IRC) (shqip: Komunikim/Bisedë e Bazuar në Internet apo shkurt Biseda IRC) është shërbim i internetit që përdoruesve të saj ju mundëson komunikimin tani për tani (live). Ky komunikim bëhet zakonisht me tekstet e shkruara, ku duhet theksuar se në kohët e fundit kjo vije duke u zgjerua edhe në komunikimin me ton (audio) dhe virtual (video). IRC-ja u krijua nga Jarko Oikaren në gusht 1988.

Gjatë dekadës se fundit përdorimi i IRC ka rënë : që nga viti 2003 ka humbur 60% të përdoruesve (nga 1 milion në 400,000 në 2014) dhe gjysmat e kanaleve (nga gjysëm milioni në 2003). Në muajin mars të 2015 kanali më i madh është Freenode me afërsisht 99,000 përdorues.

Disa thonë se ka shumë pak vetë që gjurmojnë e shfletojnë në internet por ka shumë më shumë që netë të tëra kalojnë në dhoma të tilla. Dhoma këtu janë njësit e gjithë hapësirës së ofruar për komunikim (Chat). Me hyrjen në ndonjë hapësirë të tillë ju prezantohen disa dhoma, varësisht prej shkallës së nivelit të komunikimit të pjesëmarrësve janë të radhitura sipas temave. Secila dhomë ka administratorin i cili është edhe drejtues i temës së shtruar dhe ai mund të vendosë që të largoi ndonjë pjesëmarrës të pa dëshiruar. Nga emrat e pjesëmarrësve në dhoma nuk mund të kuptohet aspak se më kë komunikohet. Aty mund të gjesh një vajzë që prezantohet si mashkull, plaku si fëmija e plotë kombinime të tjera që njerëzit mund të i paramendoni.

Shumë persona janë edhe të sëmurë nga magjia e këtij komunikimi, me kalimin e kohës nuk mund të lidhen në internet pa hyrë në ndonjë dhomë.