Deti Mesdhe - Wikipedia Jump to content

Deti Mesdhe

Coordinates: 35°N 18°E / 35°N 18°E / 35; 18
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Deti Mesdhe
Harta e detit Medhe
Harta e detit Medhe
Shtetet bregdetare Spanja, Franca, Monako, Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia, Turqia, Siria, Qipro, Qiproja Veriore, Libani, Izraeli, Palestina, Egjipti, Libia, Tunizi, Malta, Algjeria, Maroku
Vendndodhja Oqeani Atlantik
Koordinatat 35°N 18°E / 35°N 18°E / 35; 18
Lloji Det interkontinental
Burimet Primare Nili, Ebro, Rona, Cheliff, Po, Nahr al-Asi, Seyhan, Moulouya etj.
Sipërfaqja 2 510 000 km2
Thellësia mesatare 1 500 m
Thellësia maksimale 5 150 m

Deti Mesdhe (ose shkurtimisht Mesdheu; latinisht Mare Mediterraneum) është një det i Oqeanit Atlantik i rrethuar nga rajoni Mesdhetar dhe gati tërësisht i rrethuar nga toka: në veri nga Europa, në jug nga Afrika dhe në lindje nga Azia. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 2,5 milione kilometra katrore, por lidhja e tij me Atlantikun te Ngushtica e Gjibraltarit është vetëm 14 kilometra e gjerë. Në Oqeanografi ai ndonjëherë quhet edhe Deti i Mesdheut Euroafrikan, për tu veçuar nga detet mesdhetarë që ndodhen gjetkë, siç janë detet Ligur dhe Tiren në brigjet perëndimore të Italisë, deti Adriatik dhe Jon në brigjet lindore të Italisë, deti Egje në brigjet perëndimore të Greqisë, Deti i Zi i cili ndodhet në brigjet veriore të Turqisë dhe deti Azov i cili është det i brendshëm i Detit të Zi. Deti mesdhe ndodhet ne jug te gadishullit te ballkanit. Ajo ka nje pozit gjeografike shume te rrafshet. Valet e detit varjojne ne baze te temperaturave, por ne pergjithesi ky det eshte shume e qete. Ky eshte nje det qe eshte shum i populluar nga daljet me anijeve qe dalin per lundrim. Ky det ka nje siperfaqe shume te madhe dhe eshte nje nje nga detet me siperfaqe me te madhe ne bote. Ky det ka dalje te gjere oqeanin paqsor dhe ky det eshte i perbere nga disa dete si deti Adriatik, deti Jon, deti Egje etj.

Deti Mesdhe është një det i mbyllur.

Për shkak të klimës së përshtatshme që ka pasur Mesdheu, rrethina e tij, gjatë tërë kohës së ngricës së planetiti ishte i banuar. Veglat të ndërtuara nga thyrjet e gurit gëlqerorë janë gjurmët më të hershme arkeologjike të njeriut në këto anë. Vendplasime të këtyre veglave janë gjetur të siguruara në Algjeri (Ai-Hanech) dhe në jug të Francës (Shpella Vallonet). Kafka e njeriut, e gjetur në Algjeri (Ternifine) dhe veglat përreth saj, duken të jenë përfaqësuesit më të hershëm të Ahelenëve. Po si Ahelenët edhe Mosrurienët krijonin një qark të kulturës mesdhetare në kohën e hershme të gurit. Gjetjet më të shpeshta të skeleteve dhe pjesëve të njeriut neandërtaler janë bërë në rrethinën e Mesdheut. Rreth viteve 30 000 p.e.sonë, grupe të herëshme të para kohës së gurit u shpërndanë në këto anë dhe u përzien me grupe të Aurignacienëve.

Në meskohën e gurit, gadishulli i pirinejve, Afrika veriore dhe Sicilia paraqiten nën hijen e Kapsienëve.

Mesdheu përbënte një rrugë të rëndësishme për tregtarët dhe udhëtarët e kohëve të lashta, duke lejuar shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis njerëzve të rajonit — banorëve të Mesopotamisë, Egjiptit, Semitëve, Persianëve, Feniksave, Kartagjenasve, Grekëve, Aziatikëve, Romakëve dhe kulturave të ndryshme maore. Historia e krahinës mesdhetare është thelbësore për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e shumë shoqërive moderne.

Shtetet kufizuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Horst-Günter Wagner: Mittelmeerraum. Geographie, Geschichte, Wirtschaft, Politik. Edicioni i dytë. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 2011, ISBN 978-3-534-23179-9.