Viktor Orban, thirrje Perëndimit: Merrini seriozisht kërcënimet e Rusisë!
Viktor Orban, thirrje Perëndimit: Merrini seriozisht kërcënimet e Rusisë!
2024-11-24 10:59:46

Viktor Orban (Foto Panorama)

Viktor Orban (Foto Panorama)

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri thirrje Perëndimit që të mos minimizojë kërcënimet e paraqitura nga Rusia, një vend i armatosur me “armët më shkatërruese në botë”.

Pas lëshimit të një rakete të re balistike ruse, Vladimir Putin iu drejtua kombit duke thënë se konflikti në Ukrainë tani ka marrë një karakter global dhe kërcënoi se do të godiste vendet aleate të Kievit, shkruan “Panorama”.

“Deklaratat e presidentit rus kanë peshë dhe do të ketë pasoja”, - vlerësoi kryeministri hungarez.

Viktor Orban shpesh ka mbrojtur bisedimet e paqes me Rusinë dhe ka kundërshtuar ndihmën ushtarake europiane për Ukrainën, duke paralajmëruar rrezikun e një konflikti botëror.