Siguria e 431 digave në Shqipëri - Banka Botërore, 1,6 milionë dollarë për studimin paraprak të fizibilitetit
Siguria e 431 digave në Shqipëri - Banka Botërore, 1,6 milionë dollarë për studimin paraprak të fizibilitetit
2024-11-23 14:17:16

Digë (Foto RTSH)

Digë (Foto RTSH)

Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri. Referuar një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të institucionit financiar ndërkombëtar, deri në fund të muajit janar 2025 pritet të miratohet fondi prej 1,6 milionë dollarësh, që do të përdoret për hartimin e studimeve paraprake të fizibilitetit për 431 diga ekzistuese, bën të ditur “RTSH”.

Qëllimi i përgjithshëm është zbulimi dhe adresimi i rreziqeve që mbart infrastruktura me fokus në rritjen e kapacitetit të depozitimit të ujit të rezervuarëve për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Në mënyrë të veçantë, projekti synon të përgatisë terrenin për rritjen e sigurisë dhe kapacitetit mbajtës të digave për ujitjen e 180,000 ha tokë bujqësore, kryesisht të vendosura në pjesën perëndimore bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, që do të mundësonte 200,000 ferma të rrisin rendimentet dhe të ardhurat.