Hekurudhat e Kinës nisin testimet për transportin hekurudhor për bateritë EV
Hekurudhat e Kinës nisin testimet për transportin hekurudhor për bateritë EV
2024-11-20 17:04:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hekurudha e Kinës ka kryer provën e parë në shkallë të gjerë për të transportuar bateritë e litiumit për automjetet elektrike.

Të martën, tre trena të ngarkuar me bateri litiumi, u nisën nga Komuna Chongqing, Provinca Sichuan dhe Provinca Guizhou, të gjithë të vendosur në Kinën jugperëndimore. 

Për Kinën, prodhuesi më i madh në botë i baterive të litiumit, ky është një hap i madh në transportin e këtyre baterive të automjeteve, të cilat renditen si mallra të rrezikshme dhe që më parë transportoheshin vetëm me linja detare ose rrugore. 

Transporti i baterive të litiumit është i rrezikshëm, pasi ato mund të digjen ose të shpërthejnë nëse tronditen. 

"Për testimin, ne po përdorim një lloj të ri kontejneri, të projektuar posaçërisht për transportin e baterive të litiumit. Kontejnerët, të përbërë nga materiale jo të djegshme, janë të pajisura me detektorë tymi dhe temperature si edhe pajisje ventilimi," tha Jia Ping, zëvendës menaxher i përgjithshëm i China Railway Chengdu Group Co., Ltd. 

Transporti hekurudhor do të lehtësojë eksportin e baterive kineze të litiumit, pasi ka një kapacitet më të madh se transporti rrugor dhe është më i shpejtë se ai detar, tha Jia. 

Testimi është mirëpritur nga gjiganti kinez i baterive CATL. "Ky transport hekurudhor provë, shërben për të njohur performancën e sigurisë së baterive të litiumit," tha Liu Jie, përgjegjës për zinxhirët e furnizimit dhe logjistikën e CATL.